Kreu i AKI-së del nga ndërtesa e Qeverisë (Foto)

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, sapo është parë duke dalë nga ndërtesa e qeverisë së Kosovës.
Nuk ka informacione me kë është takuar ai, mirëpo rikujtojmë se sot pritet të diskutohet në mbledhjen e ekzekutivit për skadimin e afatit për konvertimin e targave në RKS.
Në ndërtesën e qeverisë kanë zbarkuar edhe ambasadorë të vendeve të Quint-it të cilët po diskutojnë me kryeministrin Albin Kurti rreth kësaj çështjeje./IndeksOnline/
