14:51 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

Kreu i BFI-së në Maqedoninë e Veriut infektohet me COVID-19

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, Shaqir Fetahu ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Fetahu nëpërmjet rrjetit të tij Facebook ka informuar se gjendja e tij është mirë.

– Momentalisht, gjithçka është normale pa ndonjë simptom problematike. U qëndroj preciz rekomandimeve mjekësore dhe jam në kurim shtëpiak.

E konsideroj veten si i i sprovuar nga i Madhi Zot. Reisul Ulema Fetahu bën apel që të gjithë qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe t’u përmbahen rekomandimeve të organeve kompetente dhe që sot besimtarëve mysliman ua uron festën e Kurban Bajramit –

Të gjitha organet e BFI e RMV janë në hovin e përgatitjeve maksimale për Festën e Kurban Bajramit. Andaj, me këtë rast përzemërsisht uroj të gjithë besimtarëve Festën e Madhe të Kurban Bajramit, me lutje Allahut Fuqiplotë që t’i pranoj në mëshirën e Tij.