Kreu i Delegacionit të BE-së në Serbi: Qëndrimi ynë për dialogun është i pandryshueshëm
Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sam Fabrici ka thëne se vendet e Ballkanit duhet të lëvizin në të njëjtin drejtim dhe të ndajnë të njëjtat vlera në rrugën drejt BE-së.
Por në një video të publikuar së fundi e ku Fabrici fliste për rrugën e Serbisë drejt BE-së, komentoi edhe çështjen e dialogut në mes Prishtinës he Beogradit.
Ai tha se sa i përket dialogut në mes dy vendeve qëndrimi i BE-së është i pandryshuar dhe se ata duhet arritur një marrëveshje e përhershme, ligjërisht e detyrueshme në pajtim me ligjin dhe standardet e BE-së.
Ai theksoi se nuk dëshiron të komentojë mbi një ide të mundshme siç është përmendur “ndryshimi kufitar”.
“Beogradi dhe Prishtina duhet të bien dakord për diçka që është e qëndrueshme dhe realiste, kështu që ne nuk komentojmë mbi këtë ide (rreth përcaktimit) apo ndonjë tjetër në lidhje me përmbajtjen e marrëveshjes që do të arrihet”, tha Fabrici, shkruan Indeksonline.
Fabrici foli gjithashtu edhe për taksën 100% të vendosur nga Qeveria e Kosovës në nëntor të vitit të kaluar në drejtim të mallrave serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës.
Ai tha se taksa 100% është një temë e veçantë dhe se BE vazhdon të pranojë faktin se Prishtina duhet ta largojë atë./Indeksonline/