11:52 / E Enjte, 23 Mars 2023 / S Z

Kreu i FFK-së Agim Ademi edhe sonte në QKUK

Kryetari i FFK-së Agim Ademi dhe sot po vazhdon të qëndrojë në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, në Qendrën Klinike Universitare (QKUK).

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale Nazmi Kolgeci ka pohuar për “Indeksonline” se Ademi do të qëndrojë në klinikë deri nesër, pasi që po presin rezultatin e disa analizave. Ndërsa pohoi se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

“Gjendja shëndetësore e Agim Ademit është e mirë. Ai po vazhdon të qëndrojë në Kirurgjinë Torakale nën mbikëqyrje të personelit shëndetësor. Nesër do ta kemi rezultatin e analizave dhe do ta bëjë dhe një rentgen. Është nën mbikqyrje te stafit shëndetësor dhe gjendja e tij është e mirë”, tha Kolgeci.

Ndryshe kryetari i KFF-së Agim Ademi i cili është arrestuar dje nën dyshimin për  “Keqpërdorim të besimit” dhe “Shmangie nga Tatimi”, është dërguar në Klinikën Emergjente, pasi që i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Pas ekzaminimeve që i janë bërë në Klinikën Emergjente, Ademi është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, aty dhe ku është duke qëndruar dhe sot./IndeksOnline/