Kreu i Kamenicës tregohet dorëlirë, jep mijëra euro për të furnizuar çerdhet me “ushqim të shëndetshëm”

Komuna e Kamenicës pak ditë më parë ka arritur ta finalizojë tenderin e radhës me kontratë.
“Furnizimi me ushqim të shëndetshëm për çerdhe”, komunës e cila udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i ka kushtuar buxhetit komunal hiç më pak se 32 mijë e 872,38 euro.
Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik “Dauti Komerc Sh.P.K”, transmeton IndeksOnline.
Në kontratë nuk precizohet se sa është numri i çerdheve që do të furnizohen me ushqime.
IndeksOnline ka kontaktuar operatorin ekonomik të cilit edhe i është besuar ky tender, mirëpo zyrtarët nuk kanë pranuar të jepnin detaje lidhur me këtë çështje.

Tutje bëhet me dije se furnizimi me ushqime do të bëhet jo më shumë se 12 muaj./IndeksOnline/
