75 Mall Live Search
20:25 / E Diele, 31 Mars 2024 / FR

Kreu i LDK-së shpreh ngushëllime për vdekjen e profesoreshës Shqipe Bajçinca-Brestovci: Karriera e saj në sport është histori suksesi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, iu ka shprehur ngushëllime familjeve Bajçinca dhe Brestovci, për vdekjen e profesoreshës dhe kontribuueses së madhe të sportit, Shqipe Bajçinca -Brestovci.

Abdixhiku u shpreh tejet i pikëlluar duke thënë se karriera e Shqipes në sport është histori suksesi.

“Shqipja dha shumë për sportin shqiptar, në veçanti në fushë të hendbollit. Dha shumë dhe për programin tonë politik “Rruga e Re”; ajo i ishte bashkuar ekipit tonë të ekspertëve duke dhënë gjithë dijen dhe përgatitjen e saj profesionale në hartimin e planit tonë qeverisës për sportin, për të cilën i jemi mirënjohës e do ta kujtojmë gjithmonë. Rrugën e nisur së bashku për fat të keq e ndali në gjysmë sëmundja e rëndë që edhe e ndau nga ne”, tha Abdixhiku.