10:43 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Kreu i MPJ-së: Ministrat serb nuk kanë leje për të hyrë në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq si dhe Drejtori i të Ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, kanë paralajmëruar që do ta vizitojnë Kosovën gjatë ditës së sotme.

Mirëpo të njëjtit nuk kanë marrë leje prej autoriteteve kosovare për një vizitë të tillë.

Indeksonline ka kontaktuar me ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i cili ka thënë se kërkesa për vizitë u është refuzuar.

“Nebojsha Stefanoviq ka leje por i është revokuar ndërsa Marko Gjuriq nuk ka leje deri më sot. Pra për të hyrë sot në Kosovë nuk kanë leje asnjëri prej tyre”, ka thënë shkurt Pacolli.

Nëse ministrat serb futen në territorin e Kosovës ata do të arrestohen. Ndryshe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është në gjendje gatishmërie për të intervenuar në rast që paraqitet nevoja./Indeksonline/