Kreu i Prizrenit merr pjesë në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit në Washington DC

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e lutjeve të mëngjesit në Washington DC.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nga vetë Totaj.
“Ishte nder dhe privilegj që me ftesë nga Kongresistët amerikanë, zotërinjtë Ben Cline dhe Tom Souzzi, të marrë pjesë në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit që sot u mbajt në Washington DC, SHBA. Përveç pjesëmarrjes së shumë personaliteteve të njohura nga e tërë bota, madhështinë e ceremonisë e ngriti edhe pjesëmarrja dhe fjalimi i presidentit të SHBA-së, z. Donald J. Trump’’, ka shkruar Totaj.
Zoti e bekoftë partneritetin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shtuar ai./Indeksonline/