75 Mall Live Search
08:52 / E Mërkurë, 27 Tetor 2021 / OSH

Kreu marrëdhënie seksuale me të miturën, arrestohet një person në Mitrovicë

Policia ka arrestuar një person në Mitrovicë pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Viktima ka thënë se me të dyshuarin kishte kryer me dëshirë marrëdhënie seksuale.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i cili nga njësiti policor është ndaluar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën në të cilën veturë kishte qenë e mitura viktima femër kosovare nën moshën 16 vjeç. Viktima  ka deklaruar se me të dyshuarin  me dëshirë kishte pasur marrëdhënie seksuale. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte për 48 orë”, njofton policia në raportin 24 orësh.