75 Mall Live Search
12:12 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / k.v

Kreu tri vjedhje në një kompani, arrestohet hajni në Gjilan

Është arrestuar një person në Gjilan, pasi që i njëjti brenda një periudhe të shkurtë kohore ka kryer tri vjedhje në një kompani.

I dyshuari ka vjedhur 27 bateri te kamionëve, 205 orë matëse të ujit dhe 1400 copë pjesë përcjellëse të orëve matëse.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje./IndeksOnline/