09:26 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kreu vrasje para 18 vitesh në Ferizaj, ekstradohet i dyshuari në Kosovë

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se për veprën penale “Vrasje e rëndë/Vrasje në tentativë”, që ka ndodhur para 18 vitesh në Rajonin e Ferizajt, një i dyshuar është ekstraduar për në Kosovë, transmeton Indeksonline.

“Me 09.11.2002 – koha e pa njohur. Në lidhje me rastin  e cekur më lartë, i dyshuari mashkull kosovar me urdhër ndërkombëtar është arrestuar, i njëjti me pas është  ekstraduar për  në Kosovë”, bën të ditur policia.

Sipas të njëjtit njoftim me vendim te Prokurorit i dyshuari dërgohet  në mbajtje./Indeksonline