18:53 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Krijohen çizmet me USB, temperaturat mund t’i bëni nga 25 deri në 45 gradë celsius

Nëse vuani nga këpucë me majë të ftohtë kur temperatura janë minus, këto mund të jenë ato që saktësisht u nevojiten.

Jimmy Choo ka nisur një sërë krijimi të çizmeve që iu ngrohin dhe këmbët qëndrojnë asisoj gjatë gjithë ditës.

E gjitha çfarë duhet të bëni është t’i mbathni ato.

Ideja e zgjuar mund të jetë shpëtimtar për këmbët e ngrira. Sipërfaqet e nxehta dhe prerja e qethur do t’ju mbajnë të qetë edhe në kushtet më të zymta.

Koncepti është i thjeshtë, çizmet ngarkohen me një kabllo USB, të fshehur me kujdes. Temperaturat mund të vendosen nga 25 gradë celsius deri në 45, dhe ju aktivizoni vendosjen e nxehtësisë nga një aplikacion mobil i porosit, transmeton Indeksonline.

Sipërfaqet e nxehta zgjasin deri në tetë orë para se ato të kenë nevojë të ngarkohen përsëri, kështu gjatë një ditë mund të jeni i/e nxehtë me mbathje.

Çmimi  i këtyre çizmeve është 1,434.22 euro dhe ndoshta jo i arritëm për secilin.

Ato kanë lëkurë rezistente ndaj ujit, për rehati dhe mbrojtje maksimale nga jashtë./Indeksonline/