Krijohen fondet financiare, rifillojnë kërkimet për Emiliano Sala
Kërkimet për aeroplanin e Emiliano Sala kanë rifilluat sot në mëngjes.
Lajmi është dhënë nga mediat franceze.
Për të filluar kërkimet është dashur të krijohet një fond financiar për të paguar ekipet private shpëtimtare.
Ekipet do të përqëndrohen në zona të ndryshme dhe është krijuar një plan special për këtë.
Ekipa e parë do të kryej hulumtim në sipërfaqe. Ekipa e dytë, në varësi të motit do të kryej operacion të përgjithshëm
. Kohëzgjatja e kërkimit nuk është caktuar. Ajo do të varet nga kushtet dhe fondet e krijuara./Indeksonline/