10:00 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Krijohen kartolina të veçanta, me fjalët më të sakta për t’i thënë dikujt kur ka abort!

Kur dikush ka një abort, mund të jetë e vështirë të dihet sesi të mbështetet pa dukshmëri ose pa ndjeshmëri.

Një game e re e kartolinave synon ta ndryshojë këtë.

Kartat janë projektuar nga Shoqata e Aborteve për të siguruar një mënyrë për të njohur humbjen e fëmijës dhe për t’u treguar njerëzve që po mendoni për ta.

Gjithsej një në katër gra që zbulojnë se janë shtatzënë pësojnë abort, i cili mund të jetë një përvojë shumë e shqetësuar dhe e vetmuar, transmeton Indeksonline.

Ruth Bender Atik, drejtor kombëtar i Shoqatës së Aborteve tha se është shqetësuese se si kartolinat janë krijuar thuajse për çdo rast, por jo edhe për abortin.

“Këto krijime e njohin tashmë abortin dhe u japin fjalë që mund t’i gjejnë për të ngushëlluar gratë të cilave u dështon shtatzënia por edhe familjarëve të tjerë.Humbja e shtatzënisë është zemërthyese dhe mund të jetë shumë e vetmuar. Familja dhe miqtë shpesh herë nuk dinë çfarë të thonë, ose thonë gjërat e gabuara”, tha ai.

Organizata bamirëse konsulton gratë që kishin dështuar më parë me shtatzëninë dhe miraton mesazhet e tyre brenda kartolinave.

Natasha Necati ka pasur tetë aborte.

Ajo tha: Kur kam pasur dështimet e mija, njerëzit kanë pasur edhe qëllime të mira, por kam pasur komente si ‘Na vjen keq për humbjen tuaj, por të paktën e dini që mund të mbeteni shtatzënë’, apo ‘jeni ende e re’, e disa të tjerë thjeshtë nuk thanë asgjë.

“Do të doja të merrja shkrime si këto. Më pëlqen veçanërisht ajo ku thuhet se dëshiron që kjo të mos ndodhte. Nuk di ç’të them, por unë të premtoj se jam këtu për ju. Ajo i thotë të gjitha”, shtoi Natasha. Këto shkrime do të jenë në treg që nga data 17 prill në PostMark./Indeksonline/