Krijohen kolona të gjata në Veterrnik, pas aksidentit ku u shkelën dy këmbësorë
Si pasojë e aksidentit të ndodhur në Veterrnik, janë krijuar kolona të gjata.
Lexues të Indeksonline kanë dërguar pamje nga kjo rrugë, duke thënë se rruga është bllokuar dhe pritjet janë shumë të gjata.

Ndryshe, në aksidentet kanë mbetur të lënduar dy këmbësorë të cilët ishin goditur nga një veturë.
Sipas policisë, të dy këmbësorët janë duke marrë trajtim në QKUK dhe për momentin nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore./Indeksonline/
