Krijohen radhë të gjata në bankat kroate, qytetarët po tërheqin paratë, frika se mund falimentojë banka ruse!

Kroacia ka paralajmëruar sanksione ndaj Rusisë. Nja nga sanksionet pritet të jetë edhe mbyllja e bankës ruse, Sberbank.
Ky paralajmërim ka bërë që qytetarët kroatë të mësyejn bankës ruse që vepron në Kroaci duke tërhequr të gjitha kursimet, shkruan Indeksonline.

Në bankomate dhe në zyret bankare të Sberbank, kroatët kanë krijuar tollovi duke tërhequr të gjitha paratë.

“Kush e di se si do të përfundojë kjo. Nuk dua të humbas paratë e mia. Do t’i tërheq të gjitha paratë. Ajo që është e sigurt, është e sigurt,” tha një qytetare kroate./Indeksonline/
