75 Mall Live Search
08:30 / E Martë, 16 Dhjetor 2025 / AR

Krijohet “Ballkan Buzz”-i, asociacioni i ri i producentëve ballkanikë

Mbrëmë u mbajt një takim ndërkombëtar i producentëve nga Evropa, ku u diskutua bashkëpunimi rajonal, zhvillimi i industrisë kreative dhe forcimi i të drejtave të autorit.

Në kuadër të këtij takimi u bë edhe themelimi i asociacionit të producenteve të Ballkanit, i cili do të veprojë nën emrin “Ballkan Buzz”.

Asociacioni synon të krijojë një platformë të përbashkët për producentët e rajonit, duke nxitur bashkëpunime ndërkufitare, shkëmbim përvojash dhe mbrojtje më të fortë të interesave profesionale.

Themeluesit e këtij asociacioni janë njëkohësisht edhe themeluesit e shoqatës VAPIK, shoqatë e dedikuar për mbrojtjen e të drejtave të autorit, e cila ka për qëllim avancimin e standardeve ligjore dhe profesionale në fushën e krijimtarisë artistike dhe prodhimit.

Ky hap konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm për industrinë kreative në Ballkan, duke hapur rrugë të reja për bashkëpunim dhe përfaqësim ndërkombëtar./Indeksonline/