10:18 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Krijohet birra për qen në Amerikë

Amerika është vendi i çudirave. Çdo gjë është e mundur në këtë vend.

Një çift nga Houston, Megan dhe Steve Long ka krijuar një birrë për qenët që quhet “Good Boy Dog Beer”, transmeton Indeksonline.

Arsyeja se pse e kishin krijuar këtë lloj të birrës është se qeni i tyre kishte pasur problem me tretjen dhe birra i kishte ndihmuar të shërohej.

Kjo birrë është duke u shitur në më shumë se 20 lokacione.

“Good Boy Dog Beer” nuk përmban alkool dhe po shitet në kanaçe./Indeksonline/