Krijohet bredhi më i vogël i Krishtlindjeve në botë, ka vetëm 51 atome

Një studente nga Universiteti i Teknologjisë Delf (Delft University of Technology), ka krijuar bredhin më të vogël të krishtlindjeve në botë i bërë vetëm nga 51 atome, shkruan Daily Mail, raporton IndeksOnline.

Madhësia e këtij bredhi është përafërsisht sa fillesa e ADN-së.

Shumë njerëz përpiqen të gjejnë pemën më të madhe për pushime, por një student ka bërë pikërisht të kundërtën, ajo krijoi pemën më të vogël të Krishtlindjeve në botë.

Maura Williams nga Universiteti i Teknologjisë Delft projektoi një pemë festive të bërë nga atome individuale që është e gjatë vetëm katër nanometra – pa llogaritur majën e pemës.
Williams përdori një pajisje që e lejonte atë të skanonte secilin atom dhe të ndryshonte pozicionin e tyre për të formuar formën ikonike.