75 Mall Live Search
11:36 / E Premte, 28 Qershor 2024 / G T

Krijohet një vrimë në fushën e futbollit, befasohen të gjithë në Amerikë

Në qytetin amerikan, Alton – në shtetin federal të Illinois ka ndodhur një shembje e tokës.

Në parkun e fushave sportive “Gordon Moore”, u krijua një vrimë deri në 30 metra e gjerë, shkruan Indeksonline

Për fat të mirë, në momentin e shembjes askush nuk ishte në fushë.

“Ishte sikur në filma, minat kanë ekzistuar në këtë zonë për dekada. Do t’i presim hetimet”, tha Drejtori i Departamentit, Michael Haynes.

Për momentin ngjarjet në atë fushë janë ndërpre derisa të gjitha hetimet e kësaj gropeje të pëfundojnë./Indeksonline/