13:26 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Krijohet truri i njeriut në miniaturë [Foto]

Mini-truri i njeriut me enë të veta të gjakut është krijuar në një laborator për herë të parë.

Kjo mund të ndihmojë për të identifikuar mënyrën e parandalimit të sulmeve në tru të viktimave.

Shkencëtarët prodhuan trurin në laborator dhe e transferuan në trurin e një miu.

Studiuesit shpresojnë se ky zhvillim mund të ndihmojë për të shëruar viktimat e goditjes në tru.

Shkencëtarët e Universitetit të Kaliformia në Davis janë prapa gjetjeve të fundit.

Studimi ishte inspiruar nga kërkimet e doktor Ben Waldeu, të cilat fokusohen në gjendjen e rrallë të quajtur sëmundja Moyamoya.

Pacientët kanë arteriet e bllokuara në bazën e trurit të tyre, duke mbajtur gjakun nga arritja në pjesë tjera të organit.

Për studimin e trurit, shkencëtarët shpesh përdorin kulturat e rritura nga qelizat amë./Indeksonline/