15:46 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Krijon gjithçka nga flokët, madje edhe bikine (Foto)

Krijimet nganjëherë kalojnë edhe “çmenduritë” më të imagjinueshme.

Kësisoj një vajzë ka bërë diçka që ndoshta askujt nuk do t’i binte në mend.

Studentja e dizajnit, Lydia Hunt ka përdorur flokët e njeriut që të krijojë një gamë  të gjësendeve personale, shkruan Indeksonline.

Lydia u frymëzua nga një palë krijimesh të ruajtura nga gjyshja 70 vjeçare dhe nisi të eksperimentojë me krijimet duke përdorur flokët.

Përmes flokëve ajo krijoi bikine dhe gota për të vendosur vezë, lidhëse duke vazhduar edhe më tej me krijime të tjera.