Krijuesi i stemës së FSK-së: po mundohem të kontaktoj kompaninë që na vodhi emblemën tonë
Stema e FSK-së që e bartin ushtarët e Kosovës është dizajnuar nga artisti Albian Gagica.
Sot në publik doli një stemë e cila është pothuajse identike me atë të FSK-së, që ngjalli dyshime në mos kjo e ushtrisë është e kopjuar.
Për këtë ka dhënë një sqarim Gagica, i cili në një postim në Facebook ka shkruar se kjo gjë është spekulim dhe me tendenca negative, transmeton Indeksonline.
Më poshtë postimi i Gagicës:
Miremengjesi,
Nji sqarim i vogel per hater te profesionalizmit e njerezillekut.
Simbolet e FSK-se jane punu ne vitin 2009 dhe jane origjinale. Nji ekip profesionist e kreativ ka shpenzu kohe e energji ne krijimin e tyne para 10 vjeteve. I kemi punu me skica, nji nga nji.
Nese dikush ka kopju e “vjedh”, ajo eshte kompania e sigurise me te cilen po mundohem me kontaktu. Ne Amerike ka ligje qe i mbrojne te drejtat autoriale edhe jane kunder plagjiatures.
Ju kisha lute mos me spekulu e akuzu pa kurfare provash e me tendenca negative.
Flm