16:54 / E Premte, 27 Janar 2023 / MSH

Krim i dyfishtë në Shqipëri: Burri vret gruan dhe vëllain

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur brenda një familje në fshatin Tervol të Gramshit.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se burri ka vrarë gruan dhe vëllain e tij.

Autori dyshohet të jetë 80-vjeçari Xhevit Sinani. Viktimat janë Zeqine Sinani dhe Shaqir Sinani. Shkaqet e ngjarjes së rëndë janë të panjohura. Krimi është kryer me sende të forta.

Autori i dyshuar është arrestuar nga policia, pasi ishte larguar nga vendngjarja. Forcat e policisë ndodhen në skenën e krimit dhe kanë nisur hetimet, shkruan TVKlan.

INFORMACIONI PARAPRAK I POLICISË SË ELBASANIT:

Paraprakisht dyshohet se në fshatin  Tervol të  Njësisë Aimistrative.Pishaj, ka ndodhur një krim i dyfishtë në familje. Dyshohet se shtetasi Xh. S. ka vrarë bashkëshorten Z.S dhe vëllanë Sh.S. Shërbimet e Policisë janë nisur urgjent në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit.

Informacion shtesë

Shërbimet e Policisë, falë reagimit në kohë  kanë kapur në këto momente autorin e krimit të dyfishtë. Dyshohet se shtetasi Xhevit Sinani, dyshohet se ka vrare me sende të forta bashkëshorten Zeqine Sinani dhe vellane e tij Shaqir Sinani.