22:10 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Krim i rëndë në Gjakovë: Kryefamiljari vret gruan dhe vajzën (Video)

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Brekoc të Gjakovës.

Një kryefamiljar ka vrarë gruan dhe vajzën e tij për arsyeje ende të panjohura.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar Kristë Gjokaj, komandant i stacionit policor në Gjakovë.

Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes momentalisht ndodhen të gjitha njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.

Sipas Gjokajt, personi i dyshuar është arrestuar dhe po mbahet nën masa të arrestit. Gruaja e vdekur është rreth të 40-tave./Indeksonline/

Temat: