“Krim ndaj natyrës”, Muharremaj bën thirrje për shqiptim të dënimeve ndaj ndotësve

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, bën thirrje që të shqiptohen sa më shumë gjoba për ata që hedhin mbeturina me ç’rast e dëmtojnë ambientin, shkruan Indeksonline.
Ai ndau një video në Facebook teksa shihet një qytetar, duke hedhur mbeturina në lumë.
Postimi i plotë:
Ky është krim ndaj natyrës.
Pa pikë turpi hedh mbeturina në lumin, i cili ndotet dhe e dëmton ambientin.
Me tonelata mbeturina i kemi pastru nga deponitë pa leje dhe kemi bërë thirrje thuajse çdo ditë për pastërti e mirëmbajtje të ambientit.
Po. Pajtohem me ju që gjobat duhet të shqiptohen më shumë dhe kjo do të bëhet.
Megjithate duhet ta kemi edhe kulturën e përbashkë që duhet ta mbrojmë ambientin.
Bali Muharremaj