22:46 / E Shtunë, 21 Korrik 2018 / indeksADMonline

Krim në familje, vëllai përdhunon motrën e mitur tetë herë

Një vajzë 15-vjeçare në Indonezi është dhunuar nga vëllai i saj.

Vajza e dhunuar mbeti shtatzënë më vëllain, mirëpo ajo abortoi me qëllim.

15-vjecarja tani është burgosur për abort, pasi vendasit e zbuluan fetusin mashkull në një fshat në provincën Jambi, shkruan Daily Mirror, transmeton Indeksonline.

Pas një hetimi, policia gjeti se vajza e re ishte nëna e foshnjës.

Këtë javë, ajo u paraqit në gjykatë dhe u shpall fajtore për kryerjen e abortit, i cili është i paligjshëm në Indonezi, përveç nëse jeta e një gruaje është në rrezik.

Vëllai i saj 17-vjeçar u akuzua gjithashtu për abort dhe abuzimin seksual me të mituren. Ai u dënua me dy vjet burg për krimin e tij.

Një zyrtar i gjykatës tha se vajza ishte dhunuar nga vëllai i saj tetë herë që nga shtatori i vitit të kaluar, njofton Sky Neës, transmeton Indeksonline.

Ata shtuan se ajo kishte bërë abort disa muaj pasi mbeti shtatzënë.

Në Indonezi, ligji kërkon që një abort duhet të kryhet nga një profesionist i regjistruar jo më vonë se gjashtë javë në një shtatzëni dhe gruaja duhet t’i nënshtrohet këshillimit.

Pretendohet se vajza është ndihmuar nga nëna e saj, e cila përballet me akuza të veçanta.

Prokurorët fillimisht kërkuan që vajza të burgoset për një vit dhe vëllain e saj për shtatë vjet. Ata thuhet se po shqyrtojnë apelimin e dënimeve./Indeksonline/