75 Mall Live Search
12:23 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / OSH

Krimet dhe masakrat e shtetit serb nga kosovarëve dokumentohen përmes fotografive të Alban Bujarit

Fotografi që bëri fotografi nga masakrat e familjes Jashari në Prekaz, nga masakra e Reçakut si edhe ai që pa me sytë e tij masakrën e shqiptarëve në Rugovë e përmes aparatit bëri që ta shohë e gjithë bota, Alban Bujari ka ekspozuar në hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë, fotografitë e tij me titull: “Rrugëtimi drejt lirisë”.

Në këtë hapje të ekspozitës mori pjesë edhe ministri i Drejtësisë Selim Selimi, i cili tha se hapja e kësaj ekspozite risjell pamjet e trishtueshme të historisë së Kosovës, e njëkohësisht dokumenton krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nga shteti serb.

“E vërteta e Kosovës duhet të bëjë jehonë kudo në botë. Për këtë ekspozitë dua të falënderoj fotografin Alban Bujari”, tha ai.

Ndërsa nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, tha se Serbia ushtroi gjenocid në vend. Janë mbi 1.600 personave për fatin e të cilëve nuk dihet ende asgjë.

Nga ana tjetër fotografi Bujari ka treguar se këto fotografi janë të masakrave të kryera nëpër vende të ndryshme në Kosovë.