Krimet Ekonomike intervistojnë edhe një zyrtar të FFK-së

Dy javë pasi u arrestua kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, Njësiti Kundër Krimeve Ekonomike sot ka intervistuar Ismail Ajetin, kryetar i lidhjes rajonale të Prishtinës në FFK.
Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë konfirmuar se Ajetit i është dërguar paraprakisht një ftesë për tu paraqitur në polici dhe i njëjti i është përgjigjur asaj.
Ajeti përveç që është kryetar i lidhjes rajonale të Prishtinës është edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv.
Në anën tjetër rikujtojmë se Agim Ademi po hetohet për dy vepra penale, ‘keqpërdorim i besimit’ dhe ‘shmangie nga tatimi’. Ai ndodhet nën masën e arrestit shtëpiak prej 1 muaji./IndeksOnline/