Krimi brenda familjes, kryefamiljari që vrau gruan, renë dhe veten kishte probleme mendore
Kryefamiljari me inicialet H.K., e ka vrarë gruan, renë dhe më pas edhe veten.
Krimi brenda familjes ndodhi rreth orës 13 e 20 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.
Policia e Kosovës, mjekët kujdestar dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rastin.
Hyrja e ndërtesës ku ndodhi vrasja është bllokuar nga Policia e Kosovës dhe brenda banesës së mbushur me të vdekur ndodhet edhe dhe forenzika.
Banorët e ndërtesës kanë thënë se autori i krimit para disa muajve kishte tentuar ta vras gruan e tij dhe se policia i kishte konfirmuar armen e zjarrit.
Ndërsa sot e gjithë ngjarja ndodhi në sy të një fëmije dy vjeç i cili për fat të mirë ka shpëtuar pa lëndime. /Indeksonline/