17:08 / E Mërkurë, 06 Korrik 2022 / OSH

Krimi brenda familjes në Divjakë, djali që vrau babain ende nën efektin e alkoolit

Një ngjarje e rëndë tronditi Divjakën ditën e sotme, pasi djali në gjendje të dehur vrau babain.

Burime për Abc bënë me dije se Andrea Stafa vrau babain e tij Mitër Stafa, pasi ky i fundit i ka kërkuar llogari se pse kishte pirë alkool.

Të njëjtat burime konfirmojnë se në momentin që ndodhi ngjarja në banesë ishte dhe djali tjetër i viktimës, i cili është invalid.

Ndërkohë që ai që gjeti të pajetë babain, ishte djali i tretë i familjes.

Pas ngjarjes policia ka shoqëruar menjëherë në komisariat autorin, por ai ende nuk ka folur pasi është nën efektet e alkoolit.