13:44 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / indeksADMonline

Krimi në Fushë-Kosovë, gjykata cakton masën e paraburgimit ndaj M.R.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë me propozim për masën e trajtimit  dhe ekzaminimin psikiatrik kundër të pandehurit M.R.

Të pandehurit M.R. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji dhe gjykata do të lëshojë urdhëresë për ekzaminimin psikiatrik për të pandehurin, pasi që ai dyshohet se në gjendje të çrregullimit mendor ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”  nga neni 173 par.1 pika 1.3 të  KPRK-së.

Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187, par. 1.1 dhe par 1.2 pika 1.2.1 pika 1.2.2 dhe pika 1.2.3 të KPP-së për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit M.R. Gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, se po të gjendet në liri i pandehuri M.R  mund të  përsërisë  veprën  penale, pasi që i pandehuri  duke qenë  në gjendje të paaftësisë mendore  më 20.07.2020, rreth orës 17:30, në Fushë- Kosovë, në shtëpinë e tij e ka privuar nga jeta babain e tij,  duke e goditur të ndjerin me sopat në kokë.

Pala ka të drejtën e ankesës kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.