15:30 / E Hënë, 01 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kriptovalutat shënojnë rënie në 24 orët e fundit

Pothuajse të gjitha kriptovalutat kanë shënuar rënie në 24 orët e fundit.

Bitcoin si kriptovaluta më e madhe duke e llogaritur kapitalin e tregut, sipas CoinMarketCap krahasuar me ditën e djeshme ka shënuar rënie prej 7.57 për qind, e cila aktualisht po tregtohet me 10,600 dollarë.

Kjo kriptovalutë, pikun më të lartë të rritjes e arriti më 26 qershor, e cila u tregtua me 13,700 dollarë, ku ishte vlera më e lartë që nga marsi i vitit 2018.