Kris ”grushti” në ndeshjen Real Madrid – Partizani, përleshje masive (VIDEO)

Ka krisur grushti në ndeshjen Euroligës së basketbollit mes Real Madridit dhe Partizanit të Beogradit.
Një përleshje masive ka ndodhur vetëm dy minuta para se të përfundonte ndeshja, shkruan IndeksOnline.
Ishte një ndërhyrje e ashpër e basketbollistit të Real Madridit e cila më pastaj u shëndërrua në një perleshje masive mes të dyja skuadrave.
Në momentin e përleshjes skuadra e Partizanit ishte duke udhëhequr me rezultat 80-95, ku me këtë rezultat edhe përfundoi ndeshja e dytë çerekfinale.
Partiazani po udhëheq serinë me rezultat 2:0, derisa ekipi me tri fitore kalon tutje./IndeksOnline/