Kris Jenner lë gojëhapur me transformimin e saj

Kris Jenner u shfaq me një pamje të re, duke na prezantuar me një transformim total të realizuar nga parukieri i njohur i flokëve, Chris Appleton.
Videoja e postuar në Instagram nis me Kris Jenner, e veshur me një tuta sportive dhe një peshqir të mbështjellë në flokë, ndërsa ajo dhe parukieri i saj këndojnë këngën virale të Sabrina Carpenter, “When Did You Get Hot?”.
Në një moment, Kris vendos dorën para kamerës për të krijuar një kalim perfekt në pamjen e saj të re, një bob biond platin, duke hequr dorë nga prerja e saj ikonike pixie në ngjyrë të zezë.
Në fund të videos, ajo shfaqet me një bluzë të zezë, xhaketë prej lëkure dhe një gjerdan të artë me smerald në mes, të kombinuar me një grim mjaft elegant.
Kris publikoi edhe një postim të dytë me pamjen e saj të re, duke zbuluar se ndryshimi ishte bërë për promovimin e Shark Beauty në CUT Lounge, në “Beverly Wilshire Hotel”.