Kris zbulon ‘pa dashje’ emrin e djalit të Kylie Jenner

Fansat e Kylie Jenner janë të bindur që emri i foshnjës së dytë të Kylie Jenner, është zbuluar në Instagram.
Kylie zbuloi që solli në jetë një djalë, duke u ndjerë e bekuar me foshnjën e saj, transmeton Indeksonline.

Krahas fotografisë, ajo bëri një mbishkrim interesant duke mbledhur më shumë se 16 milionë pëlqime.
“2/2/22”, shkroi ajo duke e shoqëruar me një zemër ngjyrë të kaltër, teksa emrin e foshnjës nuk e ka bërë publik akoma. Duket që këtë ‘sekret’ nëna, Kris Jenner, ia ka zbuluar në postim.

‘Angel Pie’, shkroi ajo.
Fansat menjëherë ‘shpërthyen’ me komente duke e pyetur nëse Angel është emri i djalit, gjë e cila mbetet të kuptohet në vazhdim./Indeksonline/
