Krisë tupani për Vjosa Osmanin në Lipjan
Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Lipjanin.
Për të pritur atë, në sheshin ‘Adem Jashari’, kanë dalë kryetari Imri Ahmeti dhe shumë qytetarë.
Me të arritur në shesh, ajo ka përshendur dorë me dorë qytetarët të cilët ishin mbledhur për të.
Në këtë pritje, nuk mungoi as muzika e tupanit./Indeksonline/