75 Mall Live Search
21:10 / E Diele, 30 Janar 2022 / AR

Kriset miqësia mes Elvanës dhe Jonida Vokshit? Kjo është e vërteta

Jonida Vokshi dhe Elvana Gjata njihen për shoqërinë e ngushtë që kanë me njëra-tjetrën.

Vajzat e famshme i kemi parë tek kalojnë kohë së bashku madje shpesh janë cilësuar edhe si motra përshkak ngjashmërisë.


Por kohëve të fundit u fol se ka pasur një krisje mes tyre dhe se vajzet nuk flasin me njëra-tjetrën.

Lidhur me këtë ka folur për herë të parë Jonida, e cila ishte e ftuar në “ABC” ku mes shumë temave u pyet edhe për raportin me Elvanën.


Aktorja tha se nuk e kishte lexuar fare këtë lajm duke e mohuar se është i vërtetë.

“Duhemi mjaftueshëm, asgjë reale!”, tha ajo.