Krishtlindja “e çmendur” e australianëve!
Kostume babagjyshësh, bikini, qenushë, fëmijë të vegjël, të gjithë këto për të festuar Krishtlindjen në Sidnei, Australi.
“Daily Mail”-i ka publikuar fotot nga festimet “e çmendura” të qindra australianëve në plazhin “Bondi”, nën rrezet e diellit.
Ndërkohë që temperaturat e ulta kanë “pushtuar” pjesën tjetër të botës, të rinjtë e Sidneit, e jo vetëm, kanë festuar Krishtlindjen në rërë të oqeanit.