75 Mall Live Search
16:41 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Krishtlindjet brenda familjes së njohur Beckham!

Dita e Krishtlindjes në familjen Beckham duket mjaft e organizuar, ata janë vizituar nga Babadimri, dhe në ambientin e tyre kanë krijuar një atmosferë mjaft të ngrohtë.

Beckhams nuk kanë hezituar të shpërndajnë momentet e lumtura që po i kalojnë së bashku, e këtë e ka bërë Victoria Beckham me anë të pamjeve që ka shpërndarë, transmeton Indeksonline.

Në pamjet e publikuara u panë vajza 8-vjeçare, Harper, e cila po merrte një dhuratë nga Babadimri, derisa u panë edhe djemtë Brooklyn 20 vjeç dhe Cruz 14 vjeç  teksa po loznin me borë.

Familja e famshme ka marrë gjithë vëmendjen në postimet e tyre të lezetshme festive.

Kujtojmë që familja e futbollistit të njohur David Beckham dhe modeles Victoria janë ndër familjet më të njohura dhe më të ‘fokusuara’ nga mediat rozë. /Indeksonline/