Krishtlindjet festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë kur ndezen dritat
Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, iu bashkua ceremonisë së ndezjes së dritave të pemës së Krishtlindjeve.
Ceremonia u zhvillua në shtabin e KFOR-it në kampin “Film City”, në Prishtinë.
“Duke ndezur dritat, gjeneralmajor Ulutaş falënderoi të gjithë ushtarët e KFOR-it dhe familjet e tyre për përkushtimin e tyre dhe u uroi të gjithëve festa të lumtura” thuhet në njoftimin e KFOR-it.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

