13:37 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Krisin raportet Serbi-Rusi, Vuçiqi urdhëron hetim për spiunazh

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq e ka urdhëruar Agjensinë e Sigurisë Kombëtare për të hetuar një spiunazh të mundshëm nga spiunët rusë.

Ky urdhër vjen pas dyshimeve se spiunët rusë po rekrutojnë agjentët serbë, duke dhënë informacione shtetërore, shkruan Indeksonline.

“Kam folur me presidentin Vuçiq dhe më ka dhënë urdhër për hetim të rastit në Agjensinë e Sigurisë Kombëtare. Nuk kemi ende të dhëna të sakta, por nëse rezulton e vërtetë, do të jetë problem për ne”, ka thënë Bërnabiqi.

Në cilësinë e komandantit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, Vuçiqi ka mbledhur një takim dhe ka thënë që pret informacione në detaje për këtë gjatë ditës së sotme.

E njëjta temë është diskutuar edhe sot midis presidentit Vuçiq dhe ambasadorit rus në Serbi, Bocan-Kharchenko./Indeksonline/