09:50 / E Premte, 30 Korrik 2021 / k.v

Krisma armësh në dasmë, intervenon policia në Krushë të Vogël

Të shtëna me armë zjarri ka pasur rreth orës 02:00 të ditës së sotme në një lokal në fshatin Krushë e Vogël të Rahovecit.

Sipas policisë, gjuajtja me armë ka ndodhur në një aheng familjar ndërsa njësitë policore i janë përgjigjur rastit dhe kanë konfiskuar armën.

“Me 30.07.2021, në ora 01:50, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se në një lokal në fshatin Krushë e Vogël, në një aheng familjar ka gjuajtje me armë zjarri. Policia i është përgjigjur rastit dhe ka identifikuar pronarin dhe të pranishmit të cilët ishin në përfundim të ndejës (rreth 15 persona). Pas kontaktit me ta, i dyshuari me inicialet S.N., pranon se ka gjuajtur me armë zjarri”, kanë thënë zyrtarët policor për IndeksOnline.

I dyshuari ka dorëzuar armën e llojit pistoletë me mbishkrimin 7.62mm M57, një karikator me një fishekë dhe një gëzhojë. Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/