Krisma armësh në kryeqytet, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

Të dielën rreth orës 22 e 30 minua në kryeqytet janë dëgjuar të shtëna armësh.
Policia ka njoftuar se një person i dyshuar pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën, kishte shtënë disa herë me armë dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja të fishekëve të kalibrit të panjohur, transmeton IndeksOnline.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i rastit i cili ka urdhëruar policinë të hap rast për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, armëmbajtje pa leje, përdorim i armës dhe sulm.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante të policisë./IndeksOnline/