Krisma armësh në Pejë, dyshohet për të plagosur

Mesnata në Pejë nuk ka qenë aspak e qetë sonte. Krisma armësh janë dëgjuar pak para orës 00-00 në Pejë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se tre persona janë dërguar në Spitalin e Pejës.
Njëri nga të plagosurit ka lëndime më serioze. Ngjarja ka ndodhur afër vendit të njohur në Pejë “Te Dulia”.
Indeksonline do të iu mbajë të informuar për këtë rast.