Krismat në “Aktash”/ Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit (Foto)

Para dy orëve në lagjen “Aktash” të Prishtinës u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.
Një person, i dyshuar shiu me armë pas një fjalosje me një punëtor të picerisë “Extreme Pizza”.
I dyshuari pasi kreu veprën iku në drejtim të panjohur por policia tashmë e kanë identifikuar atë.
Patrullat e policisë kanë shkuar për të kryer një bastisje në shtëpinë e tij në “Aktash”, pak metra larg vendit ku ndodhi incidenti, mirëpo për momentin ende nuk dihet nëse i njëjti është arrestuar apo ndodhet në arrati.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga shtëpia e të dyshuarit e cila është rrethuar me pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Pak më parë, policia tha se menjëherë pas marrjes së informatës njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nuk ka persona të lënduar./IndeksOnline/