75 Mall Live Search
16:23 / E Martë, 25 Tetor 2022 / k.v

Krismat që tronditën Podujevën/ E gjithë ngjarja ndodhi përballë gjykatës dhe jo larg stacionit policor (Video)

Plagosja e dy personave në Podujevë nga një person i dyshuar që mbante në duar kallashnikov, ka ndodhur përballë ndërtesës së gjykatës themelore dhe jo larg stacionit të policisë.

Lexuesit e IndeksOnline kanë treguar se autori i sulmit pasi ka kryer veprën ka ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit “Golf II”.

Policia e Kosovës është alarmuar menjëherë për rastin dhe është vënë në ndjekje të të dyshuarit.

Viktimat janë dërguar në emergjencë dhe ende nuk ka informacion për gjendjen shëndetësore të tyre./IndeksOnline/