75 Mall Live Search
18:53 / E Premte, 17 Shkurt 2023 / S Z

Krasniqi viziton babain e ish presidentit Thaçi: Kujtuam momentin e shpalljes së Pavarësisë

Në shënimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka vizituar babain e ish presidentit Hashim Thaçi. Ai me këtë rast ka thënë se së bashku me Haxhi Thaçin, babain e ish presidentit, kanë kujtuar momentin e shpalljes së Pavarësisë.

Postimi i plotë:

“Në konakun e Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi, rikujtuam së bashku momentin dhe emocionet e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“Shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik” – janë fjalët më me peshë të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të cilat janë gdhendur përjetësisht në kujtesën e secilit prej nesh.

Krenari!