Kristi rikthehet në shtëpinë e BBVA, ‘Vëllai i Madh’ merr vendim drastik për banorët
Pas një televotimi të hapur gjatë Prime-it të sotëm, publiku ka vendosur me 73% të votave qe Kristi të rikthehet në shtëpinë e Big Brother VIP.
Banori e la shtëpinë ditën e sotme duke u larguar nga muri, edhe pse disa nga banorët tentuan ta ndalonin, ndërsa për të erdhi një zarf i zi.
Ai ka humbur tashmë të drejtën për të nominuar dhe për t’u zgjedhur lider i shtëpisë.
Pas rikthimi të tij, Big Brother vendosi që të dërgoi të gjithë banorët në nominim, ndërsa njëri prej tyre do të lëri shtëpinë të martën.

