75 Mall Live Search
22:41 / E Diele, 19 Janar 2025 / G T

Kristjan Asllani del fitues ndaj Ismajlit, Interi vazhdon garën për titull

Skuadra e Interit ka shënuar fitore në javën e 21-të në Serie A, pasi mposhti 3:1 Empolin.

Katër golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë, shkruan Indeksonline

Fillimisht shënoi sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez në minutën e 55’të. Më pas për 2:0 shënoi mbrojtësi, Dumfries.

Skuadra mysafire shënoi golin e vetëm me anë të sulmuesit Esposito, ish-lojtar i Interit.

Kurse golin e fundit në këtë përballje e realizoi sulmuesi Marc Thuram në minutën e 89’të.

Me këtë fitore, Interi vazhdon garën për titull në Serie A. Duke shkuar kështu në kuotën e 47 pikëve në pozitën e dytë, tri më pak se lideri, Napoli (50), por që ka edhe një ndeshje më pak./Indeksonline/